Site icon Telegrafi

Toyota ndalon prodhimin në të gjitha fabrikat teksa tajfuni Shanshan i afrohet Japonisë

Autoritetet në Japoni kanë lëshuar një paralajmërim urgjent të mërkurën pasi tajfuni i fuqishëm Shanshan iu afrua rajonit jugperëndimor me shi të dendur dhe erëra të forta.

Kjo ndër tjerash ka bërë që Toyota Motor të pezullojë funksionimin në të gjitha fabrikat e saj vendase, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Linjat ajrore dhe operatorët hekurudhor anuluan gjithashtu disa shërbime gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë autoritetet lëshuan urdhra evakuimi për më shumë se 800,000 banorë në prefekturën Kagoshima në Kyushu dhe prefekturat qendrore Aichi dhe Shizuoka.

Siç bëhet e ditur më tej, Toyota do të pezullojë operimet e të 14 fabrikave në Japoni nga e mërkura në mbrëmje deri të enjten në mëngjes.

Tajfuni Shanshan është moti i fundit i ashpër që ka goditur Japoninë pas tajfunit Ampil të javës së kaluar, i cili gjithashtu çoi në ndërprerje dhe evakuime. /Telegrafi/

Exit mobile version