Mesfushori anësor i Evertonit, Andros Townsend bëri festimin ikonik të Cristiano Ronaldos ‘Siuuu’ pasi barazoi kundër Manchester Unitedin në ndeshjen e Ligës Premier, disa minuta pasi portugezi hyri në lojë.
Ronaldo filloi nga stoli ndeshjen e kësaj pasdite pasi luajti plot 90 minuta kundër Villarreal në mesjavë në takimin e Ligës së Kampionëve.
Ai hyri në ndeshje në minutën e 57-të kur Unitedi ishte duke kryesuar 1-0 falë një goli të bukur të Anthony Martial, por anglezi Townsend e ‘prishi’ atë.
Anglezi u tregua i saktë duke mposhtur portierin David De Gea në minutën e 65-të dhe menjëherë u nis drejt flamurit te këndi për ta festuar golin e tij.
Andros Townsend did the Cristiano Ronaldo celebration 🤣 https://t.co/3AlBgrlqnV
— DAZN Canada (@DAZN_CA) October 2, 2021
https://twitter.com/theshonaboyy/status/1444286929281900544
Townsend u hodh në ajër dhe bëri festimin ikonik ‘Siiuuu’, i cili e karakterizon portugezin Ronaldo.
Kamerat e mediave e kanë kapur reagimin e Ronaldos pas golit të Townsend dhe kjo gjë e bën thjesht të veçantë Ligën Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ltBVKMo4I-s&ab_channel=FootballD.C