Site icon Telegrafi

Townsend e imitoi me festimin ‘Siu’, por Ronaldo i bëri dhuratë pas ndeshjes anglezit

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Evertonit në Old Traford.

Por e gjithë vëmendja shkoi për sulmuesin anglez Andros Townsend, në momentin që ky i fundit shënoi golin e barazimit për skuadrën mysafire.

30-vjeçari vendosi të festonte njësoj si idhulli i tij Cristiano Ronaldo me festimin e famshëm ‘Siu’.

Ronaldo u duk i zemëruar në fushë, por anglezi Townsend ka thënë se ai e bëri këtë festim pasi e respekton shumë idhullin e tij.

“Jo imitim, është vetëm një shenjë respekti për një djalë që ndikoi në karrierën time”, deklaroi Townsend.

Cristiano Ronaldo si gjithmonë ka bërë një gjest të madh pas ndeshjes, duke ia plotësuar dëshirën anësorit të Evertonit.

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ vendosi t’ia dhurojë fanellën e tij Townsendit i cili nuk ka hezituar ta postojë atë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version