Theo Hernandez është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë – sipas trajnerit të njohur, Afrim Tovërlani.
Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini ai tha se “Theo Hernandez, mbërriti te goli, mbrojtësi i majtë që për mua është më i miri në botë. Si shënuan herët u krye puna për ta”.
Ai po ashtu shtoi se “e pash një Francë shumë të kompletume, shumë të fortë. I ka dy anësoret më të shpejtë në botë, Mbappen dhe Dembelen”.
“Edhe komplet formacionin mos me e pasë është e vështirë mos me qenë Franca në mesin e favoritit prej fillimit. Të gjitha pikat shumë të fortë” (sic).
Franca do të takohet me Argjentinën me 18 dhjetor, me fillim nga ora 16:00.
Kjo është nata e 25- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.