Telegrafi

Tovërlani tregon dy lojtarët e SHBA-ve që e kanë befasuar me paraqitjet e tyre

Trajneri i njohur Afrim Tovërlani ka treguar se cilët futbollistë të SHBA-ve e kanë befasuar më së shumti në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, ai tha se Yunus Musah dhe Tyler Adams nga SHBA-të i kanë bërë shumë përshtypje.

“Dy futbollistët që po bëjnë përshtypje dhe më kanë befasuar, janë Musah dhe Adams. Të dy po i fitojnë duelet, janë mesfushorët fantastikë”.

“Musah e kamë përcjellë te Valencia dhe është vetëm 19-vjeçar. Me pas kaq shumë kapacitet të madh është fasionuese”, deklaroi Tovërlani.

Kjo është nata e 11-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /RTV Dukagjini/