Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, e ka komentuar ndeshjen Zvicër-Serbi, e cila do të zhvillohet me 2 dhjetor.
Ai tha se “është herët të themi, se a besoj se a do të kualifikohet tutje Zvicra. Por, ajo që dihet është se Serbia do të jetë më e motivuar se në Botërorin e kaluar”.
Toverlani po ashtu shtoi se “Zvicra ka një skuadër tejet të mirë, por krijuan shumë pak në fazën ofensive. Pritet një ndeshje shumë e zjarrtë dhe e ngarkuar në anën psikologjike”.
Pas humbjes nga Selecao, Helvetikët kanë mbetur në kuotën e tri pikëve, ashtu që do ta vendosin në raundin e fundit kualifikimin eventual në të tetën e finales.
Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror”, i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.