Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi ka folur për provokimet e kombëtares serbe ndaj Kosovës me flamurin në zhveshtorenë emisionin e “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini.
Tovërlani thotë se FIFA duhet të marr masa për këtë rast.
“Nëse i ndalohet futbollistëve zviceranë festimi me shqiponjë, ndërsa në anën tjetër shfaqet flamuri i Serbisë me hartën e Kosovës, në ngjarjen me të madhe të futbollit, atëherë duhet të merren masa nga FIFA”, ka thënë Tovërlani.
Në anën tjetër foli edhe Ismet Munishi për rastin, duke thënë se ne i njohim ata.
“Ne i njohim ata mirë, tash me këto veprime po i njeh e gjithë bota. Kjo mendësi është primitive dhe FIFA në këtë rast duhet me t’ia ngreh pak veshët”, deklaroi Munishi.
Kjo është nata e shtatë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/