Veterani i Manchester Cityt, mesfushori Yaya Toure ka folur rreth taktikave të Jose Mourinhos përpara udhëtimit të së dielës në Manchester United për derbin e javës në Ligën Premier.
Toure beson se Unitedi janë të shqetësuar nga forma e lartë e treguar nga udhëheqësit e Ligës Premier.
“Kjo lojë mund të na japë një ngritje për të ardhmen. Këtë vit mendoj, kur e shihni Unitedin, do të jenë të shqetësuar për ne”, ka thënë fillimisht Toure.
Unitedi mposhti Arsenalin me rezultat të thellë në ndeshjen e fundit në kampionat dhe Toure paralajmëroi se do të përbëjnë një kërcënim real për Cityn.
“Ata do të jenë shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe ne duhet të jemi gati për këtë. Përndryshe ne pamë ndeshjen që ata luajtën kundër Arsenalit disa ditë më parë – kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Unë mendoj se me lojtarë si Lukaku, Ibrahimovic dhe Lingard, i cili luan mirë, Rashford dhe Martial, ata janë shumë të shpejtë”.
“Ne duhet të kemi një paraqitje të madhe të dielën. Do të jetë e vështirë sepse mënyra se si e keni parë Shakhtarin të luajë kundër nesh është mënyra që Unitedi do të luajë – kundërsulm, kundërsulm. Shumë shpejt dhe shumë fortë”.
“Kur shoh ndeshjet e Unitedit duke luajtur kundër skuadrave të mëdha, ata gjithmonë presin një gabim për të goditur ekipet në kundërsulm”, përfundoi mesfushori nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/