Telegrafi

Toure një milion funte në vit për luftën kundër kancerit

MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 04: A dejected Yaya Toure of Manchester City reacts during the FA Cup Third Round match between Manchester City and Sheffield Wednesday at Etihad Stadium on January 4, 2015 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure do të dhurojë çdo vit 1 milion funte nga paga e tij për të sëmurët nga kanceri, nëse klubi i rinovon kontratën.

Toure, ka vetëm edhe një vit kontratë, ndërsa ka një pagë javore prej 220.000 mijë funtesh, por ka edhe oferta nga Sueprliga kineze.

Nëse ai qëndron në Manchester City dhe i vazhdohet kontrata, ai do të bëjë një donacion të madh në spitalin ku u kurua vëllai i tij, sipas agjentit të lojtarit. Dimitry Seluk.

Ibrahim Toure, vëllai i Kolo dhe Yaya, kishe humbur betejën e tij me kancerin kur të dy lojtarët ishin në Kupën e Botës me kombëtaren e tyre Bregu i Fildishtë.

“Yaya më ka thënë se nëse vazhdon kontratën me Cityn, ai do t’i jap 1 milion funte çdo vit nga paga e tij për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga kanceri. Ai dëshiron ta bëjë këtë që t’i ndihmojë pacientët, mjekët dhe motrat”, i ka thënë Seluk tabloidit ‘Sun. /Telegrafi/