Karriera e Yaya Toure te Manchester City është pothuajse e mbaruar, por mesfushori afrikan do të fusë në xhep rreth 11,5 milionë euro pa i dhënë asnjë goditje topit.
Toure fiton 261 mijë euro në javë në “Etihad” dhe ka kontratë të vlefshme me Citzens edhe për 10 muaj.
Pasi është lënë jashtë nga lista e Ligës së Kampionëve, menaxheri i lojtarit, Dimitri Seluk ka sulmuar spanjollin duke thënë se “Guardiola fiton disa ndeshje dhe mendon se është mbreti”.
Kontrata e Toure skadon në fundin e sezonit, me lojtarin që mund të nënshkruajë për një klub të ri në janar.
Ish-lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me “Citizens” në sfidën e kthimit të fazës paraeliminatore të Champions League kundër Steaua Bukureshtit. /Telegrafi/