Giallorossët i turpëruan Nerazzurrët në Meazza me rezultat 3-0 në një takim ku ikona Francesco Totti dëshmoi se kualiteti nuk njeh moshë, ndërsa kampioni u tregua i vendosur përballë Rossonerëve (3-2) në një paraqitje të mirë të Giorgio Chiellinit.
Napoli ishte bindës ndaj Livornos (4-0), ndërsa Lazio dhe Fiorentina u ndanë pa gola.
Formacioni i javës së shtatë në Serie A (3-4-3):
Portier: Andrea Consigli (Atalanta).
Mbrojtës: Danilo (Udinese), Leandro Castan (Roma), Giorgio Chiellini (Juventus).
Mesfushorë: Romulo (Verona), Gokhan Inler (Napoli), Sulley Muntari (Milan), Alessandro Florenzi (Roma).
Sulmues: Juan Iturbe (Verona), Francesco Totti (Roma), Antonio Cassano (Parma).
/Telegrafi/