Telegrafi

Tottenhami me veprim bravoroz: Lëshon stadiumin e tyre për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19

Tottenhami ka ardhur me një tjetër veprim të mrekullueshëm, duke lëshuar stadiumin e tyre në duart e stafit mjekësor të Britanisë së Madhe.

Spurs u kanë bërë me dije autoriteteve se ata janë të gatshëm të lëshojnë shtëpinë e tyre për stafin mjekësor që tashmë ka filluar vaksinimin e popullatës kundër coronavirusit.

Rastet me COVID-19 kanë fillua të shtohen edhe më shumë në Britaninë e Madhe, derisa kryeministri Boris Johnson ka bërë të ditur se do të ketë masat të ashpra të karantinimit.

Për dallim nga qytetarët që do të izolohen dhe nuk mund të lëvizin pa ndonjë arsye, Liga Premier ka arritur marrëveshje me autoritetet që ndeshjet të luhen.

Por, kjo nuk ka ndaluar Tottenhamin që të ofrojë stadiumin e tyre në duart e stafit mjekësor që të vaksinojnë qytetarët me vaksinën kundër pandemisë globale.

Disa klube tashmë kanë lojtarët dhe staf teknik të infektuar me coronavirus si, Manchester City, Chelsea, Everton, Fulham, e disa të tjera. /Telegrafi/