Tetë lojtarë të Tottenhamit dhe pesë anëtarë të stafit të këtij klubi kanë testuar pozitiv me coronavirus, ka treguar trajneri Antonio Conte të mërkurën në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se ka frikë në klub, pasi që lojtarët kanë familje.
“Çdo ditë kemi njerëz me COVID”, ka thënë Conte fillimisht në konferencë për shtyp një ditë para një ndeshjes kundër ekipit francez Rennes në Ligën e Konferencës.
Tottenham boss Antonio Conte has confirmed #THFC have eight positive Covid cases among players and five among staff, with the number growing every day.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 8, 2021
Conte ka thënë se ai ka 11 lojtarë në dispozicion për ndeshjen.
Rregullat e UEFA-s thonë se një lojë duhet të vazhdojë për sa kohë që një klub ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion, duke përfshirë të paktën një portier.
Conte shtoi se “të gjithë janë të frikësuar” në klub sepse njerëzit po vijnë në kontakt me të tjerët që kanë rezultuar negativë, por që më vonë rezultojnë pozitivë.
Antonio Conte was visibly upset when discussing the COVID-19 outbreak at Tottenham. pic.twitter.com/7QUQ8pPLlN
— ESPN UK (@ESPNUK) December 8, 2021
“Në fund të seancës stërvitore sot, sërish një lojtar është pozitiv, një tjetër anëtar i stafit është pozitiv”.
“Nesër, kush? Unë? Një lojtar tjetër? Një tjetër anëtar i stafit? Ne vazhdojmë në këtë mënyrë, por situata është serioze”, deklaroi Conte.
Conte shtoi se ai është i shqetësuar se lojtarët dhe anëtarët e stafit në Tottenham mund të transmetojnë virusin te të dashurit e tyre.
“Ne kemi familje, ne kemi kontakte me familjet tona kur kthehemi në shtëpi”, ka thënë Conte dukshëm i emocionuar.
"We are scared…why do I have to take these risks?"
An emotional Antonio Conte confirms EIGHT Spurs players have tested positive for Covid and admits he fears for who will be next #THFCpic.twitter.com/jm1YyaoCtu
— The Sun – Tottenham (@SunTottenham) December 8, 2021
“Është një situatë që më shqetëson. Tani me siguri ne jemi pak të frikësuar, sepse nesër nuk e dimë se çfarë ndodh”, nënvizoi ai.
Në mediat britanike është raportuar se Tottenham ka kërkuar që ndeshja e së dielës kundër Brighton në Ligën Premier të shtyhet, gjë që Conte nuk e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp. /Telegrafi/