Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje që ndeshjet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm t’i zhvillojë në stadiumin e Wembleyt.
UEFA kishte njoftuar klubin anglez që të gjejë një tjetër stadium për t’i zhvilluar ndeshjet si vendas shkaku i ndërtimeve në White Hart Lane.
Si pjesë e marrëveshjes, Spurs gjithashtu njoftoi se ndeshjet e Premier Ligës mund të zhvillojë në Wembley për sezonin 2017-18.
Tottenhami shpreson që stadiumi i ri të hapet për sezonin 2018-19, edhe pse koha e ndërtimit varet nga kërkesat e këshillit lokal.