Real Madrid do të takohet me Tottenhamin të enjten në mbrëmje, një klub që drejtohet me shumë sukses nga Daniel Levy, një njeri që e ka kthyer klubin në maje.
Shumë lojtarë të mëdhenj janë larguar nga Tottenham, ndër ta edhe Gareth Bale dhe Luka Modric, që nesër do të luajnë përballë ish-skuadrës.
Ndër të tjera, klubi ka shitur shumë lojtarë në dekadën e fundit që i kanë sjellë klubit përfitime hiq më pak se 655 milionë euro.
Këtu llogariten edhe pagat e lojtarëve të cilat janë kursyer.
Por 10 më të njohur i gjeni në një shkrim të përgatitur nga Marca.
Në krye të listës është Gareth Bale, ndërsa Luka Modric zë vendin e katërt.
Nuk mungojnë as yje si Dimitar Berbatov e Micheal Carrick që dikur përforcuan Mnachester United, që e fitoi Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Gareth Bale (Real Madrid) – 91 milionë euro – 2013
Kyle Walker (Man City) – 51 milionë euro – 2017
Dimitar Berbatov (Man. Utd.) – 38 milionë euro -2008
Luka Modric (Real Madrid) – 35 milionë euro – 2012
Micheal Carrick (Man. Utd.) – 27 milionë euro – 2006
Robbie Keane (Liverpool) – 24 milionë euro – 2010
Kevin Wimmer (Stoke) – 20 milionë euro – 2017
Nabil Bentaleb ( Schalke) – 19 milionë euro – 2017
Roberto Soldado (Villareal) – 16 milionë euro – 2015
Andros Towensend (Newcastle) – 16 milionë euro – 2015