Telegrafi

Tottenhami interesohet për Galtier të PSG-së

Tottenham Hotspur është i interesuar për trajnerin e Paris Saint-Germain, Christophe Galtier.

Spurs janë në treg për një trajner të ri pas largimit të Antonio Conte të dielën.

Ish-ndihmësi i Contes, Cristian Stellini, tani është vënë në krye të detyrës deri në fund të sezonit.

Megjithatë, puna e drejtuesve për të gjetur një emër të njohur për të drejtuar skuadrën nga sezoni i ri, nuk është ndalur.

Sipas Evening Standard, planet e Spurs janë të marrin në konsideratë menaxherët nën kontratë me klube tjera.

Emri i Galtier të PSG-së po diskutohet nga bordi drejtues, ashtu si edhe menaxheri i Celtic, Ange Postecoglou.

Luis Enrique, Mauricio Pochettino dhe Julian Nagelsmann janë disa nga emra tjerë të mëdhenj të lidhur me punën e trajnerit te Spurs. /Telegrafi/