Tottenham ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 3-0.
Londinezët e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar me Lucasin, por që nuk arritën të shënojnë.
Thomas Delaney u kundërpërgjigj, por Hugo Lloris ishte në vend.
Pjesa e parë nuk solli më raste, por e dyta ishte e jashtëzakonshme.
Me të filluar pjesa e dytë, Heung-Min Son shënoi për 1-0.
Londinezët nuk u ndalën, kur Serge Aurier harkoi te Jan Vertonghen i cili në minutën e 83-të shënoi për 2-0.
Tottenham shënoi edhe një herë me Fernando Llorenten në minutën e 87-të për 3-0.
Një rezultat i mirë për anglezët që me një këmbë kanë kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fDB2rSNH7V8
https://www.youtube.com/watch?v=qhfYjF5N1Gg
https://www.youtube.com/watch?v=IQloG2r3f6s