Mbrojtësi kolumbian Davinson Sanchez i mbijetoi një dite makthi në humbjen 3-2 të Tottenhamit ndaj Bournemouthit.
Përveçse është një lojë e tmerrshme për të gjithë në Tottenham, ajo që do të mbahet mend veçanërisht është ajo që i ndodhi Sanchezit kur ai hyri në fushë dhe u zëvendësua pas vetëm 22 minutash pa u lënduar.
Sanchez hyri në lojë në minutën e 35-të në vend të të lënduarit Clement Lenglet. Mirëpo, mysafirët kishin epërsi deri në minutën e 58-të, kur trajneri Cristian Stellini vendosi të sillte në lojë këtë kolumbian.
Me Sanchezin në lojë në pozicionin e mbrojtësit, Tottenham pësoi dy gola dhe trajneri Stellini vendosi ta largonte pas vetëm 22 minutash lojë dhe të fuste në lojë Arnaut Danjuman.
Sanchez kur u largua nga loja, ai u tall nga i gjithë stadiumi. Tifozët e tij i kanë dhënë një moment shumë të pakëndshëm dhe kolumbiani për pak sa ka qarë në bankinë.
➡️ 35' Subbed on – Sanchez
⚽️ 38' Goal – Bournemouth
⚽️ 51' Goal – Bournemouth
⬅️ 59' Subbed off – SanchezA day to forget as the Colombian is booed off by the Spurs fans as he leaves the pitch 😲 pic.twitter.com/8cG3J9ryxv
— SPORTbible (@sportbible) April 15, 2023
Megjithatë, duhet pranuar se Sanchez nuk e justifikoi 42 milionëshin e investuar për ta sjellë nga Ajaxi. /Telegrafi/