Tottenhami është i gatshëm që përfundimisht t’i ndajë rrugët me Dele Allin.
Spurs nuk e kanë lojtarin më në planet e tyre, andaj janë të gatshëm ta shesin qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sipas asaj që raporton The Athletic, Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për anglezin që ka rënë dukshëm në formë nga edicionet e kaluara.
Por, Mauricio Pochettino beson se mund të nxjerrë më të mirën nga Dele dhe dëshiron ta ketë sërish në skuadër.
Sidoqoftë, Spurs e dinë se nuk mund të kërkojnë edhe shumë për lojtarin, pasi forma e tij ka rënë dukshëm.
Alli ka luajtur vetëm 23 ndeshje në dy vite në Ligën Premier, e që kjo situatë e vështirëson edhe më shumë shitjen në çmim të lartë. /Telegrafi/