Largimi i Antonio Contes nga Tottenham duket se është çështje kohe, pasi sipas The Times, Spurs po punojnë për një marrëveshje kompensimi për trajnerin italian.
The Telegraph raportoi të hënën mbrëma se Tottenham pritej të ndahej me Conte deri në fund të javës pas konferencës shpërthyese të trajnerit të shtunën, pas barazimit 3-3 kundër Southampton.
Mediat e shumta shkruajnë se do të ketë një vendim për Conten së shpejti, që do të thotë se ai nuk do të jetë në krye të Tottenham pas ndeshjeve të kombëtareve.
Spurs po punojnë për një kompensim për ish-mesfushorin italian dhe stafin e tij stërvitor, të cilët nënshkruan një marrëveshje 18-mujore në Londrën Veriore në nëntor 2021.
Conte tani është kthyer në Itali nga ku do të pres vendimin.
Ryan Mason është në linjë për të zëvendësuar Conten si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, por Spurs tashmë po punojnë për pasardhësin afatgjatë.
Emrat në listë janë Mauricio Pochettino, Ange Postecoglou (Celtic), Roberto De Zerbi (Brighton & Hove Albion), Thomas Frank (Brentford) dhe Oliver Glasner (Eintracht Frankfurt). thuhet se janë ndër objektivat e tyre për 2023-24. /Telegrafi/