Pas ekzaminimit të mëtejshëm, u përcaktua shkalla e lëndimit. Në fillim të marsit, ai do t’i kthehet fushave të blerta të futbollit.
Dele Alli do t’i mungojë Tottenham Hotpsur deri në fillim të muajit mars për shkak të lëndimit të parakohshëm, njoftoi klubi i Londrës.
Mesfushori pësoi një lëndim në fitoren e fundjavës së kaluar të skuadrës kundër Fulhamit me rezultat 2-1.
“Pas skanimit dhe ekzaminimit u konstatua një dëmtim në këmbë. Ai do të rehabilitohet me ekipin tonë mjekësor dhe pritet të kthehet në seancat stërvitëse në fillim të muajit mars”, njofton klubi londinez.
Në këtë formë, mesfushori me tipare sulmuese do të humbasë disa nga ndeshjet kryesore të “Gjelave”, duke përfshirë edhe gjysmëfinalet e Kupës së Ligës me Chelsean, ndeshjen e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe derbin me Chelsean.
Gjithashtu, është e paqartë nëse do të luajë në ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën Premier, si dhe ndeshjen kthyese me Dortmundin.
Ndryshe, 22-vjeçari në këtë sezon ka pasur 25 paraqitje duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/
TEAM NEWS:
🔹 @HKane (ankle)
🔹 @dele_official (hamstring)Both players have began initial stages of rehabilitation.#COYS pic.twitter.com/KC3uxuknYu
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 23, 2019