Telegrafi

Tottenhami i bëhet hije Manchester Cityt pasi fiton më spektakël ndaj Leicester – Min Son shënon het-trik

Tottenhami ka shënuar fitore ndaj Leicetsterit me rezultat 6-2 në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.

Skuadra e Antonio Contes nuk e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shkaktuar penallti që në start.

Youri Tielmans ishte i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e dhelprave në këtë takim.

Por vetëm pas dy minutash erdhi barazimi, ku Dejan Kulusevski gjeti mjaftë mirë Harry Kanen që shënoi për 1-1.

Tottenhami mori epërsinë në minutën e 21-të, me Ivan Perisic që asistoi te Eric Dier që shënoi për 2-1.

Por Leicesteri arriti ta mbyllin pjesën e parë në barazim 2-2, ku Timothy Castagne asistoi te James Maddison, i cili gjeti rrjetën.

Pjesa e dytë i takoi totalisht Tottenhamit që shënoi katër herë.

Më të filluar pjesa e dytë shënoi Rodrigo Bentancur për 3-2.

Pas tij ishte radha Heung-Min Son që shënoi shumë gol të bukur nga distanca për 4-2.

Koreani vazhdoi me formën e mirë dhe pas 11 minutash shënoi për 5-2.

Min Son kompletoi het-trikun në minutën e 86-të, duke e shënuar golin e fundit të ndeshje për rezultati 6-2.

https://twitter.com/ddthots/status/1571201521047699461

Më këtë fitore Tottenhamë është në vendin e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe Manchester City si lider. /Telegrafi/