Site icon Telegrafi

Tottenham pezulloi Bissouman pasi ky i fundit u pa duke thithur oksid të azotit

Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, ka konfirmuar se ka suspenduar futbollistin e saj Yves Bissouma.

Bissouma u pezullua pasi u shfaqën pamjet që tregonin mesfushorin duke thithur oksid azoti i njohur si “gaz i qeshur”.

Vetë futbollisti publikoi video në Snapchat ku shihet duke thithur gaz, i cili konsiderohet si një ilaç i klasit C sipas ligjit britanik.

Lexo po ashtu Skandal në Londër: Ylli i Tottenhamit e filmoi veten duke kryer një krim, klubi ka nisur hetimet

Mesfushori më vonë kërkoi falje dhe pranoi “gabimin e madh”, por nuk mbeti pa u ndëshkuar.

Pasoi një pezullim me një ndeshje, që do të thotë se Bissouma do të humbasë ndeshjen e parë të sezonit të ri dhe vizitën te Leicester. /Telegrafi/ 

Exit mobile version