Telegrafi

Tottenham nuk mund ta shkarkojë Jose Mourinhon aq lehtë: Shkëputja e kontratës mund tu kushtojë 40 milionë euro

Eliminimi i Tottenhamit në Ligën e Evropës nga Dinamo Zagreb ka vënë në dyshim të ardhmen e Jose Mourinhos në klub, por nuk do të jetë e lehtë as për klubin që ta largojë portugezin.

Ai ka një nga pagat më të larta për një trajner në Ligën Premier dhe një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2023.

Shkarkimi i Mourinhos është diçka për të cilën Tottenham duhet të mendojë me shumë kujdes në aspektin financiarë.

Për më tepër, është raportuar se nuk ka asnjë klauzolë për shkarkim nga puna për secilën palë, që do të thotë se trajnerit portugez do të duhet t’i paguhet një shumë e majme për shkëpute të kontratës.

Mourinho njihet si negociator i fortë kur bëhet fjalë për fitime, gjë që i ndodhi Real Madridit.,

Shuma e plotë që mund t’i detyrohet atij Tottenham mund të arrijë shumën e 40 milionë eurove.

Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve mbetet qëllimi kryesor për klubin dhe fitimi i Ligës së Evropës ishte parë mundësi, veçanërisht pasi ata aktualisht janë në vendin e tetë me gjashtë pikë nga i katërti. /Telegrafi/