Dy skuadra për objektivin e njëjtë, gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve: Tottenham dhe Manchester City do të përballen kundër njëri-tjetrit për të krijuar historinë.
Te Spurs nuk do të luajnë për shkak të lëndimit Erik Lamela dhe Eric Dier, ndërsa në dyshim janë Serge Aurier dhe Fernando Llorente.
Kurse te mysafirët nuk do të luajnë Claudio Bravo, Fabian Delph dhe Oleksandr Zinchenko, në dyshim Sergio Aguero dhe Kyle Walker. Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Tottenham ( 4-2-3-1) – Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Davies; Eriksen, Son, Alli; Kane.
Man City (4-3-3) – Ederson; Danilo, Stones, Kompany, Laporte; De Bruyne, Fernandinho, D. Silva; B.Silva, Jesus, Sterling. /Telegrafi/