Telegrafi

Tottenham largon dy të padëshiruarit e Contes, Sergio Reguilon e Harry Winks

Tottenham Hotspur më në fund ka arritur t’i largojë dy futbollistët e padëshiruar nga Anotnio Conte.

Prej disa javësh drejtori sportiv i Spurs, Fabio Paratici ishte duke punuar për t’i sistemuar dy futbollistët mbrojtësin Sergio Reguilon dhe mesfushorin Harry Winks.

Në fakt Spurs i ka larguar si huazim dy lojtarët, pa pasur mundësi blerje skuadrat e tyre të reja.

Reguilon është rikthyer në Spanjë ku do të bashkohet me Atletico Madridin në një huazim të thjeshtë një vjeçar.

Në anën tjetër mesfushori Harry Winks karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit italian Serie A te Sampdoria.

Winks iu ofrua edhe Romës, por Giallorosët nuk e pranuan transferimin e tij.

Ashtu si Reguilon edhe anglezi do të jetë i huazuar te Samp për një vit. /Telegrafi/