Site icon Telegrafi

Tottenham – Dortmund: Formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve kthehet në Wembley këtë mbrëmje, ku do të takohen për herë të pestë në tre vjetët e fundit, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund.

Pas një startimi jashtëzakonisht zhgënjyes për fushatën e grupit B, Spursat arritën “misionin e pamundur” duke u kualifikuar në të 16 e finales pas barazimit me Barcelonën dhe në anën tjetër, Interi mori një pikë para shikuesve të vetë kundër PSV Eindhovenit.

Dortmundi vitet e fundit vetëm njëherë nuk ka arritur ta kaloj këtë fazë të garës kur u mposht nga skuadra e Atletico Madridit.

Harry Kane, Dele Alli dhe Ben Davies (ijët) janë të lënduar te londinezët, por Eric Dier dhe Erik Lamela janë të aftë për lojë.

Marco Reus, Julian Weigl, Paco Alcacer dhe Lukasz Piszczek pritet të humbin ndeshjen e parë në Londër. Mario Gotze ka të ngjarë të luajë si sulmues kryesor.

Tottenham: Lloris, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Sissoko, Winks, Lamela, Eriksen, Son dhe Lucas.

Dortmund: Burki, Schmelzer, Toprak, Diallo, Hakimi, Delaney, Witsel, Sancho, Pulisic, Guerreiro dhe Gotze. /Telegrafi/

Exit mobile version