Tottenham dhe Roma kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, ku rezultati përfundimtar ishte 2-2, në kuadër të javës së pestë në Ligën e Evropës.
Angelzët arritën që të fitojnë penallti që në start, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Heung Min Son për 1-0.
Por në minutën e 20-të, Roma arriti të barazojë rezultatin kur Paulo Dybala gjeti Evan Ndickan që shënoi për 1-1.
Tottenhami mori sërish epërsinë, kur Dejan Kulusevski asistoi te Brennan Johnson që shënoi për 2-1.
Pjesa e dytë kishte shumë raste, ku të dy skuadrat kërkonin golin.
Por goli i barazimit erdhi në minutën e parë të kohës shtesë, kur Angelino asistoi te Mats Hummels që shënoi për 2-2.
Ky barazim e mban Romën në lojë, pasi me 6 pikë është në vendin e 21-të, ndërsa Tottenmham është i nënti me 9 pikë. /Telegrafi/