Telegrafi

Tottenham ‘blindon’ edhe një yll

Tottenham Hotspurs ngadalë është duke e ndërtuar një skuadër të aftë për të fituar tituj.

Pasi vitin e kaluar ishin shumë afër të triumfojnë në Ligën Premier, këtë edicion Spurs e ka nisur shumë mirë.

Për sukseset në rezultate, meritë ka klubi i cili po blindon yjet e veta.

Mbrojtësi belg, Jan Vertonghen është afër rinovimit me klubin nga Londra dhe këtë e ka pranuar vetë lojtari.

“Jemi në bisedime që disa javë për rinovimin e kontratës me klubin dhe besoj që shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja”.

“Është fantastike që klubi po i ndalë të gjithë lojtarët dhe me këtë fond që kemi synomi të fitojmë trofe”, deklaroi Vertonghen. /Telegrafi/