Telegrafi

Tottenham ateron në Korenë e Jugut, Son del në aeroport me një pankartë për t’i pritur bashkëlojtarët

Tottenham Hotspur ka udhëtuar drejt Azisë për të kryer fazën përgatitore.

Skuadra londineze do të kryej fazën përgatitore në Azi, ku aty do t’i zhvilloj edhe dy ndeshje miqësore.

Por një gjë mjaft interesante ka ndodhur në aeroportin e Seulit, ku jug-koreani i Spurs, Heung Min Son ishte në pushim në vendlindje dhe i doli përpara për t’i pritur bashkëlojtarët.

Son u shfaq me një pankartë në duar ku i uroi mirëseardhje bashkëlojtarëve dhe klubit, derisa nuk munguan përqafimet e tij me trajnerin dhe shokët e ekipit.

Kjo video është bërë virale nëpër rrjetet sociale, pasi përveç Son edhe mijëra tifozë korean kanë pritur klubin e madh anglez.

Spurs në Korenë e Jugut do t’i zhvilloj dy ndeshje, ku fillimisht përballet me ‘All-Star’ të Ligës me 13 korrik, derisa tri ditë më vonë luan ndaj Sevillës. /Telegrafi/