Site icon Telegrafi

Totaj publikon pamje nga shtëpia e atdhetarit Ymer Prizreni, simbolit të Lidhjes së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj këtë të diele ka publikuar një video me pamje nga shtëpia e Ymer Prizrenit, veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare përkatësisht njërit prej udhëheqësve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Përshëndetje të gjithëve nga shtëpia tradicionale e atdhetarit dhe kryetarit të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer ef. Prizreni, që gjendet mu afër Kompleksit Monumental të LSHP-së”, ka bërë të ditur Totaj, raporton Telegrafi.

Sipas tij kjo ndërtesë ka një rëndësi të veçantë historike.

“Kjo shtëpi, me rëndësi të veçantë historike, ruan kujtesën e një periudhe të lavdishme të rezistencës shqiptare dhe mbetet një destinacion i rëndësishëm për studiuesit, vizitorët e ata që duan ta njohin nga afër historinë e Lidhjes së Prizrenit dhe kontributin e figurave kryesore të saj”, është shprehur ai, duke uruar të diele të këndshme me pamjet në video. /Telegrafi/

Exit mobile version