Site icon Telegrafi

Totaj priti në takim përfaqësuesit e “Agimi”-t, i falënderon për kontributin për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar përmes muzikës

Në prag të shënimit të 80 vjetorit të themelimit të SHKA “Agimi”, shoqërisë më të vjetër kulturo-artistike në Kosovë, kryetari i Prizrenti, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e “Agimi”-t .

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prizrenit, thuhet se Totaj i ka takuar ata për t’i uruar dhe për t’i falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm në kultivimin, ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar përmes muzikës, korit dhe valleve.

Më 26 Nëntor mbahet ceremonia e shënimit solemn të vitit jubilar, ku njëkohësisht bëhet edhe përurimi i renovimit të tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren./Telegrafi/

 

Exit mobile version