Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë sot në hapje të fushatës në këtë qytet, se do të punojë për t’i prirë misionit sfidues për fitoren e radhës në zgjedhjet e 22 tetorit.
Ai para masës së elektoratit së PDK-së në Prizren u zotua se gjatë mandatit të tij katërvjeçar do të jetë sovran në udhëheqje të komunës me përgjegjësi moral politike e ligjore.
Totaj tha se e vetmja alternativë për Prizrenin është PDK-ja dhe se ai ka vizionin për ta zhvilluar këtë komunë.
Duke folur për prioritetet e tij gjatë udhëheqjes komunale, kandidati i PDK-së u zotua se do të formojë një fond prej dy milionë eurosh për të zbutur papunësinë.
Ai tha se përmes këtij fondi do të përkrahen bizneset e vogla dhe të mesme.
Totaj tha se ka në program edhe fuqizimin e grave, të rinjve, sportin dhe kulturën.
Ai tha se PDK deri më tash ka treguar dhe dëshmuar veten se di të qeverisë në mënyrë të duhur.