Telegrafi

Torres pëson lëndim të rëndë dhe mbet pa ndjenja, largohet me urgjencë nga fusha (Foto/Video)

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, u transportua me barelë jashtë fushës dhe nxituan për ta dërguar në ndonjë spital aty pranë pas një përplasje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes.

Lojtarët e Atletico Madrid u lanë në lot gjatë barazimit në La Liga sonte në mbrëmje me Deportivo La Coruna pasi kanë parë bashkëlojtarin e tyre të skuadrës, Fernando Torres, teksa pëson një lëndim të rëndë dhe largohet me  barelë nga fusha, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Torres shënon njërin nga golat më të bukur në karrierë (Video)

Me lojën që u mbyllur me rezultat 1-1, Torres u godit me një mbrojtës të Deportivos gjatë një dueli ajror dhe rrëzua në tokë me kokë dhje mbeti pa ndjenja.

Torres duke u larguar me barelë nga fusha e blertë

Pas këtij rrëzimi, futbollistët nga të dyja skuadrat nxituan për t’i dalë në ndihmë sulmuesit, ashtu si edhe gjyqtari Carlos Clos, para se Torres të transportua me barelë dhe në fund të dilte nga fusha me një numër të bashkëlojtarëve të tij në lot në sy.

I lënduar dhe në lot u pa edhe trajneri i skuadrës, Diego Simeone. /Telegrafi/