Fernando Torres kishte pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas.
Madje, sulmuesi spanjoll kishte vënë në rrezik edhe jetën e tij.
Por, Torres duket se e ka kaluar këtë problem dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
“Savic dhe Torres e kanë bërë të qartë se janë gati për trajnerin Simeone”, thuhet në njoftimin e Atleticos, ku të dy futbollistët shihen në stërvitje.
Kujtojmë se Atletico Madrid dhe Leverkusen takohen nesër në kuadër të ndeshjes së dytë, ku madrilenët në të parin kishin triumfuar me 4-2. /Telegrafi/