Telegrafi

Torres flet për fitoren

Sulmuesi Fernando Torres ka thënë se Atletico Madridi e meritoi fitoren kundër Bayern Munichut, për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Fernando Torres ishte njëri prej protagonistëve në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte në Allianz Arena, duke asistuar në golin e Antoine Griezmann, por humbi penaltinë në minutën e 84-të.

“Ishte ndeshje e vështirë. E merituam plotësisht sepse mposhtëm njërën prej ekipeve më të mira në Evropë për të arritur finalen dhe po i afrohemi ëndrrës tonë. Kur luani kundër Bayernit nuk mund të luani lojën që doni”, ka thënë Torres.

“Duam ta fitojmë këtë garë. Kemi rast të krijojmë histori. Mposhtëm kampionin e Holandës, Spanjës dhe tani të Gjermanisë”.