Site icon Telegrafi

Torres e çon në gjykatë qeverinë spanjolle shkaku i COVID-19

Trajneri i Atletico Madridit, Fernando Torres po e çon qeverinë spanjolle në gjykatë për dëmet e shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19.

Legjenda spanjolle zotëron një zinxhir palestrash nën emrin e markës “New Fitness”, i cili kishte arritur në 100 mijë euro fitime në 2019 para pandemisë COVID-19.

Me masat e sigurisë të vendosura nga Qeveria Spanjolle dhe Këshilli i Madridit, këto fitime ranë në rreth 200 mijë euro humbje vitin e ardhshëm, për shkak të masave që Torres pretendon se ishin “disproporcionale dhe intensive”.

Lexo po ashtu Nga një trup me ‘kocka’, në atë muskuloz – pamje të tjera të transformimit të pabesueshëm dhe të çuditshëm të Fernando Torresit

Pasi çështja u refuzua nga sistemi vendor i drejtësisë, çështja tani ka arritur në Gjykatën e Lartë, sipas El Confidencial. Ish- sulmuesi i Liverpoolit dëshiron që kompania e tij të rimbursohet për humbjet e tyre.

Torres aktualisht është duke menaxhuar ekipin U-19 në Atletico Madrid, klubi i tij i fëmijërisë.

Ai ka arritur rezultate mbresëlënëse në pjesën më të madhe, megjithëse ka luftuar për të kaluar Real Madridin dhe Alvaro Arbeloa në fazat e fundit të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version