Fernando Torres është lëshuar nga spitali.
Gjendja shëndetësore e futbollistit spanjoll është përmirësuar pas lëndimit të rëndë në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas.
Spanjolli përmes llogarisë personale në Twitter ka falënderuar të gjithë njerëzit që janë përkujdesur dhe janë lutur për të gjatë qëndrimit në spital, transmeton Telegrafi.
“Ju faleminderit shumë të gjithëve për shqetësimin dhe për mesazhet tuaja inkurajuese. Ishte vetëm një frikësim. Shpresoj se do të kthehem së shpejti!”, ka shkruar Torres në Twitter.
Muchas gracias a todos por preocuparos por mí y por vuestros mensajes de ánimo. Ha sido sólo un susto. Espero volver muy pronto!
— Fernando Torres (@Torres) March 2, 2017
Torres u përplas me një futbollit kundërshtar dhe humbi vetëdijen, por në saje të intervenimit të shpejtë të futbollistëve, ai u rikthye në jetë.
Kujtojmë se takimi mes Atletico Madridit dhe La Corunas përfundoi i barabartë 1-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iUONG6YJ374