Site icon Telegrafi

Torpedo e paralajmëron Kukësin se ndeshja kthyese do të vëzhgohet nga UEFA

Teksa vazhdon dhe i quan pa baza, akuzat e klubit të Kukësit për vonesën me viza në ndeshjen e parë, klubi gjeorgjian, Torpedo Kutaisi, ka bërë një deklaratë në Facebook, ku shprehet se organizimi i ndeshjes në Gjeorgji ishte i mirë.

Në ndërkohë, i ka bërë presion skuadrës shqiptare Kukësit se ndeshja do të luhet në prani të UEFA-s dhe ata do shohin edhe mikpritjen që do t’u bëhet.

“Ndeshja mes Kukësit dhe Torpedos do luhet në Shqipëri në prezencën e një oficeri sigurie të UEFA-s”.

Lexo po ashtu Lajmet për Kukësin

“Ai do të kontrollojë sigurinë dhe rregullin e ofruar nga klubi pritës, si dhe delegati i UEFA-s do të kontrollojë mikpritjen shqiptare, për të cilën duam ta falënderojmë UEFA-n”.

“Ndërkohë, ekipi vazhdon të punojë fort për një rezultat pozitiv për tifozët”, shkruan deklaratën e gjeorgjianëve.

(Foto: Panorama)

Kukësi e humbi me rezultat 5-2 ndeshjen e parë si mysafir, prandaj duhet të bëjë një lojë shumë sulmuese nëse e dëshiron kualifikimin tutje.

Skuadra shqiptare mund të kualifikohet në fazën ‘play-off’ të Europa Leagues, nëse fiton me rezultat 3-0 apo 4-1. /Panorama/Telegrafi/

Exit mobile version