Site icon Telegrafi

Topi ishte gjysmë metre brenda vijës dhe nuk u pranua gol, Girona u eliminua nga gabimet e gjyqtarit

Një sensacion absolut ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në futbollin spanjoll, pasi skuadra nga liga e katërt spanjolle Logrones eliminoi Gironën, në xhiron e tretë të Kupës së Mbretit.

Girona u eliminua nga Kupa e Mbretit, pasi 90 minutat dhe 30 të tjerë në kohën shtesë përfunduan pa gola 0-0.

Ajo që është interesante është se vendasit përjetuan një tjetër fat të keq, përkatësisht që portieri Kike Royo u dëmtua, kështu që lojtari Pol Arnau u desh të shënonte dhe madje priti njërën nga penalltitë, e cila u godit nga Abel Ruiz.

Megjithatë, jo gjithçka ishte e rregullt. Mediat spanjolle janë të indinjuar me ekipin e gjyqtarëve që nuk e pranuan penalltinë vendimtare në ndeshje.

Sulmuesi uruguaian Cristian Stuani realizoi penalltinë e fundit për Girona, topi kaloi mbi vijë me të paktën gjysmë metri dhe pavarësisht se gjyqtari qëndronte në vijën e portës, vetëm pak metra më andej nuk e pranoi golin.

Verdikti i gjyqtarit ishte se topi nuk kaloi vijën e portës, kështu që Girona u eliminua në fazat e para të Kupës së Mbretit.

Që nga mëngjesi i sotëm mediat spanjolle kanë kërkuar që gjyqtari të dënohet në mënyrë që të mos ndodhin skandale të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version