Site icon Telegrafi

Top shtetet ku femrat marrin vëmendjen e duhur për seks – dhe e shijojnë atë

Femrat e përjetojnë shumë më ndryshe kënaqësinë seksuale, dhe kjo varet edhe në shtetin në të cilin jetojnë.

Sajti ‘Victoria Milan’ ka anketuar gra nga 20 shtete të ndryshme për të zbuluar sasinë mesatare të kohës që partneri i tyre e shpenzon në kënaqësinë e tyre.

Anketimi ka përfshirë 6117 gra dhe ka zbuluar se shteti i parë ku femrat kënaqen seksualisht është Danimarka, sepse ato kanë raportuar se janë tejet të kënaqura seksualisht dhe seksi iu zgjatë rreth 44 minuta.

Në SHBA, femrat bëjnë seks rreth 41 minuta mesatarisht prandaj janë renditur në vendin e dytë, ku pas tyre renditen gratë finlandeze të cilat ‘trajtohen’ për 39 minuta.

Në top pesëshen gjendet edhe Kanada, ku femrat përjetojnë 37 minuta në parajsë!

E krejt në fund të kësaj liste gjenden gratë e Afrikës Jugore të cilat raportojnë se vetëm 15 minuta në ditë marrin vëmendje nga partnerët për seks! /Telegrafi/

Exit mobile version