Telegrafi

Top pesë ushtrimet që i bëjnë anëtarët e forcave speciale ushtarake

Njihen si një nga forcat më elite – dhe profesionale – e ushtarëve në të gjithë botën, por nëse dëshironi të ushtroni si një ushtar i forcave speciale australiane, atëherë padyshim se duhet të ushtroni më shumë se zakonisht.

Siç shpjegon një trajner i forcave speciale, Kevin Toonen, të ushtruarit si një ushtar i forcave të tilla nuk do të thotë të shkoni në palestër dhe ta fryni bicepsin, por do të thotë ta përgatitni trupin për gjërat më të mundimshme që rrethanat mund të t’i hedhin, transmeton Telegrafi.

TOP PESË USHTRIMET QË I BËJNË ANËTARËT E FORCAVE SPECIALE

Çdo ushtar ka kërkesa të ndryshme, duke u varur nga mosha, përvoja dhe forca fizike, prandaj ushtrimet fizike ndryshojnë përgjatë tërë kohës.

Megjithatë, siç tregon Toonen, janë pesë ushtrime të cilat janë më të zakonshmet në mesin e ushtarëve.

– Hedhja e topave (për forcë balistike dhe pliometrike)

– Ushtrimi ‘Power cleans’

– Ushtrimet squat dhe të gjitha variacionet e këtij ushtrimi

– Ushtrime ‘lunge’

– Ngjitje në hekur (pull up) me peshë dhe pa peshë ekstra /Telegrafi/