Bad News Eagles, po tregojnë lojë fantastike si ekipore ashtu edhe individuale në turneun kualifikues për Major, në Bukuresht të Rumanisë, formën e tyre të mirë e treguan edhe njëherë kundër ekipit rus ASG.
Një ndeshje e ndan ekipin shqiptar për ta shkruar historinë duke u kualifikuar në turneun më të madh të botës në CS:GO.
Ekipi shqiptar Bad News Eagles ishin favorit në ndeshjen kundër ekipit ASG, e momente fantastike patën të gjithë lojtarët e ekipit, lojtari më i dalluar i kësaj ndeshje ishte edhe njëherë Flatron ‘juanflatroo’ Halimi.
1 more to go.#bNEtothemajor🦅 https://t.co/7Yh1eBd03N
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) April 23, 2022
Aksione fantastike u panë gjatë ndeshjes së tyre kundër ekipit rus ASG.
Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci arriti të eliminoj lojtarin e ekipit rus me thikë, ky moment u prit me shaka dhe të qeshura gjatë komentimit nga streameri shqiptar Xhoci.
Një moment tjetër fantastik pati edhe ‘juanflatroo’ në mapin e parë duke eliminuar katër lojtar të ekipit kundërshtar.
Të njëjtin veprim e përsëriti edhe rigoN në mapin e dytë duke i eliminuar katër lojtar kundërshtar në mënyrë fantastike. /Telegrafi/
/Telegrafi/