Telegrafi

Top dhjetë arsyet se përse meshkujt janë beqarë

Pamja jo e mirë fizike, nivelet e ulëta të vetëbesimit dhe mungesa e përpjekjes janë ndër shkaktarët kryesorë që meshkujt i fajësojnë për statusin e tyre si beqarë.

Të qenit beqar mund të jetë tejet fitimprurëse për mirëqenien e një mashkulli, ku hulumtimet thonë se beqaria e përmirëson jetën shoqërore dhe i rritë nivelet e fitnesit, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ndonëse kjo është e vërtetë, shumica nuk mund t’i përmbahen jetës së beqarisë dhe kërkojnë lidhje domethënëse sepse bien në dashuri.

Por, një studim i fundit ka eksploruar arsyet se përse meshkujt, më saktësisht përdoruesit e platformës ‘Reddit’, mendojnë se kanë mbetur beqarë.

Pyetja në platformën e lartcekur kishte qenë: “Meshkuj, përse jeni beqarë?”

Ndërkaq nga 20,207 përgjigje në total, këto janë dhjetë arsyet më të zakonshme se përse meshkujt mendojnë se kanë mbetur beqarë:

1: Pamja e keqe fizike
2: Vetëbesimi i ulët
3: Përpjekja e dobët
4: Nuk janë të interesuar për lidhje
5: Nuk kanë aftësi flirtimi
6: Janë të mbyllur
7: Sapo janë ndarë nga një lidhje afatgjate
8: Përvojë të hidhur nga lidhjet e mëparshme
9: Nuk ka ‘femra në dispozicion’
10: Mbipesha.

Arsyet tjera gjithashtu përfshijnë se janë të kënaqur me jetën si beqarë dhe frikësohen nga angazhimi në lidhje. /Telegrafi/