Telegrafi

Top 5 golashënuesit më të mirë në Euro 2016 (Foto)

Kanë përfunduar tashmë edhe ndeshjet e dyta në fazën e grupeve, ku befasia ishte Portugalia, e cila nuk mori më shumë se një pikë përball Austrisë, duke rrezikuar kështu seriozisht kalimin në fazën tjetër të Kampionatit Evropian – Ronaldo dështoi të shënojë nga penalltia.

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta, pesë lojtarë janë renditur si golashënuesit më të mirë deri më tani në Euro 2016.

Bale shkëlqeu edhe në ndeshjen e dytë me Uellsin, duke shënuar një gol të bukur, por Anglia përmbysi gjithçka duke fituar 2:1. Ky ishte goli i dytë për Bale deri më tani në Euro 2016.

Ka gola ka edhe Alvaro Morata, i cili shkëlqeu me Spanjën, duke shënuar dy gola në fitoren prej 3:0 ndaj Turqisë. Dy gola deri më tani ka shënuar edhe Dimitri Payet i Francës, Stancu i Rumanisë dhe Romelu Lukaku i Belgjikës.

Thomas Muller, Zlatan Ibrahimovic e Cristiano Ronaldo, që shiheshin ndoshta si lojtarët që mund të shënojnë më shumë gola në Euro 2016, kanë ngecur – dhe ende nuk e kanë gjetur rrugën drejt portës.