Telegrafi

Top 5 aksionet e të hënës në Eurobasket, mes tyre bllokada tronditëse ndaj lojtarit serb (Video)

Tashmë kampionati evropian në basketboll ka hyrë në fazën e nxehtë të tij.

Është faqja zyrtare e FIBA-s që ka publikuar top pesë aksionet e të hënës në Eurobasket.

Në këtë përmbledhje spikat bllokada e jashtëzakonshme në ndeshjen Turqi – Serbi në një kundërsulm të serbëve.

Megjithatë, atë ndeshje e fituan serbët, edhe pse Turqia u rikthye nga një disavantazh prej 14 pikësh në atë takim falë katër tresheve radhazi.

Shikoni më poshtë top aksionet e ditës së djeshme në Eurobasket: