Dihet se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i shtrenjtë në botë, kur për 94 milionë euro kaloi te Real Madridi nga Manchester United sezonin e kaluar. Por, shtrohet pyetja, cili është lojtari që kushtoi në total më së shumti duke llogaritur të gjitha transferimet?
Përgjigjen do ta gjeni mëposhtë, në një listë prej 20 lojtarëve që u kushtuan më së shumti klubeve të ndryshme botërore.
20. Walter Samuel
I ashtuquajturi ‘Muri’ i cili aktualisht luan për kampionin e Evropës, Interin, për tre transferimet që i bëri, u kushtoi në përgjithësi klubeve 58.8 milionë euro.
19. Craig Bellamy
Uellsiani i Manchester Cityt në listën e 20 lojtarëve që kushtuan më së shumti në të gjitha kohërat zë pozitën e parafundit me 61.5 milionë euro, për gjashtë ndërrime të klubeve.
18. Ronaldinho
Ja ku është mjeshtri brazilian. ‘Babai’ i driblimeve u kushtoi klubeve për tri transferime hiç më pak se 62.35 mlionë euro.
17. Luis Figo
Vetëm dy klube dhanë para të majme në tavolinë për tani të penzionuarin Figo. Interi dhe Reali gjithsej paguan 62.5 milionë euro për asin portugez.
16. Robinho
Problematiku i Santosit ka ndërruar shpeshherë ambient, por vetëm dy herë është paguar mirë për të, bëhet fjalë për një shumë prej 67 milionë eurosh.
15. Emerson
Emerson…mendja sigurisht se ju shkon për të dështuarin e Milanit, por ja që është një nga më të shtrenjtit në histori të futbollit. Për gjashtë kalime të ndryshme, klubet shpenzuan 67.6 milionë euro për të.
14. Andriy Shevchenko
Legjendari i Milanit, i cili aktualisht luan për Dinamo Kyievin, ka ndërruar shpesh ekipet, por vetëm dy herë për klauzolë, për një shumë totale prej 69 milionë euro.
13. Carlos Tevez
Një ndër sulmuesit më konkret në botë, i cili mbron ngjyrat e Cityt, ka në konton e tijn më se katër tranferime. Shuma totale e shpenzuar për të është 71.3 milionë euro.
12. Rio Ferdinand
Kush do të kishte menduar! Makina copëtuese e Manchester United është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi që ka kushtuar 72 milionë euro për gjithsej dy transferime.
11. Kaka
Një ndër më të adhuruarit e Rossonerëve dhe tani Merengezëve, Kaka, vlen 73, 25 milionë euro, gjithnjë sipas shpenzimeve të bëra nga dy klubet që e transferuan atë, Milan dhe Real Madrid.
10. Arjen Robben
Futbollisti më i shtrenjtë i Bundesligës, Arjen Robben, deri tani është transferuar katër herë nëpër klube të ndryshme, për një shumë prej 82.3 milionë euro.
9. Zinedine Zidane
Edhe Zinedine Zidane bën pjesë në mesin e lojtarëve që tashmë nuk luajnë më. Në tri klube, legjenda franceze kaloi për 84 milionë euro.
8. Christian Vieri
Një nga më të dashurit e Nerazzurëve tashmë e ka karrierën të përfunduar. Për katër transferimet e bëra të tij, u paguan gjithsej 87.5 milionë euro.
7. Robbie Keane
Natyrisht, Keane është një nga befasitë e listës tonë. Për irlandezin, i cili kreu gjashtë transferime me klauzolë, klubet paguan hiç më pak se 97.7 milionë euro.
6. Ronaldo (origjinali)
Luiz Nazaria Da Lima Ronaldo është pranë përfundimit të karrierës, por sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave pos që do të mbahet mend për performancat e tij, ai do të mbahet mend edhe për shumën e paguar nga pesë klube për të, e cila është jo më pak se 100.975 milionë euro.
5. Cristiano Ronaldo
CR7o është lojtari me mesataren më të shtrenjtë prej 55.75 milionë euro për dy lëvizj. Në dy transferime, për Ronaldon u paguan 111.5 milionë euro.
4. Juan Sebastian Veron
Një nga futbollistët më jostabil në merkato dhe një nga legjendat e futbollit, Veron, për gjashtë zëvëndësime u kushtoi klubeve 117 milionë euro.
3. Zlatan Ibrahimovic
Për Zlatan Ibracadabran, është dashur që katër skuadra të investojnë në total 117 milionë e 800 mijë euro.
2. Hernan Crespo
Ish-reprezentuesi argjentinas, i cili njihet për apetitin para golit, u kushtoi katër skuadrave një shumë të përgjithshme prej 121 milionë eurosh…definitivisht një shumë e çmendur. Aktualisht, Crespo mbron ngjyrat e Parmës.
1. Nicolas Anelka
Kush tjetër pos sulmuesit francez, sulmuesit që nuk la skuadër pa shijuar në Ligën Premier. Në gjithsej tetë transferime të bëra për problematikun e Francës, janë shpenzuar hiç më pak se 128.86 milionë euro, duke mbyllur kështu listën e futbollistëve që kushtuan më së shumti në histori të futbollit.
Përfundimi?
Nga kjo listë nxjerrim disa përfundime. Shihet mjaft qartë që trendi i shpenzimeve ka qenë i zhvilluar edhe në shekullin e XX-të, por mjaft mirë mund të vërejmë edhe shuma astronomike, gjithë këto për shërbime të lojtarëve, të cilët nuk janë as robotë e as krijesa tjera, pos qenieve njerëzore…apo thënë ndryshe katalizatorëve të lojës më të bukur në univers, futbollit.
/Telegrafi/