Telegrafi

Top 10 transferët e sezonit 2009-2010

Ne do të reflektojmë në atë se cilat blerje ishin më të mira dhe më efektivet gjatë një sezoni të tërë. Cilët lojtarë patën ndikim më të madh që në fillim te klubet tyre?

1. Diego Milito

I transferuar nga Genoa, argjentinasi shënoi 22 gola në Serie A dhe ishte golashënues i dyfishtë ndaj Bayernit në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai ishte lojtari kyç në tripletën e fituar sivjet nga Interi.

2. Arjen Robben

Holandezi shënoi ndaj Fiorentinas, Manchester Unitedit dhe Lyonit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Ai ishte futbollisti më i mirë i bavarezëve në Evropë dhe gjithashtu dha kontributin e tij të pamohueshëm në Bundesliga.

3. Cristiano Ronaldo

Njëzet e gjashtë gola dhe shtatë asistime në 29 paraqitje në sezonin e parë të tij në La Liga, e bëjnë superyllin portugez të jashtëzakonshëm në sezonin 2009/2010. Ka pasur raste kur Ronaldo vet ia siguronte fitoret Realit, duke treguar se vlen aq sa ka paguar Florentino Perez për të.

4. Wesley Sneijder

‘I përzëni’ nga Real Madridi u shfaq të jetë copa e fundit e makinerisë së quajtur Inter, në garën e Nerazzurëve për titullin e tyre në Evropë pas 45 vitesh. Holandezi lidhi mesfushën me sulmin si në Serie A ashtu dhe në Ligën e Kampionëve, dhe me plot meritë e fitoi tripletën me zikaltrit.

5. Keisuke Honda

Japonezi u transferua te CSKA Moska nga VVV-Venlo në mes të sezonit, ndërsa ishte mjaft i suksesshëm. 23-vjeçari bëri që skuadra e tij ta eliminojë Sevillan në fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve, me një asistim dhe gol të shënuar nga ai.

6. Lisandro Lopez

Sulmuesi argjentinas u transferua nga Porto dhe e përfundoi sezonin me 15 gola e pesë asistime në Ligue 1 të Francës. Për më shumë, Lopez shënoi edhe ndaj Liverpoolit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe dy herë ndaj Bordeaux në çerekfinale.

7. Samuel Eto’o

Kamerunasi nuk e kaloi njërin prej sezoneve më të mira të tij, por është dashur të luajë shpeshherë më larg nga goli, mirëpo ai u bë lojtari i parë që ka fituar dy tripleta me dy klube të ndryshme. Etika e punës së tij dhe shpirti ishin të mira për t’u parë.

8. Carlos Tevez

Argjentinasi e ndërroi vendbanimin në Mançester, por nuk e pati të vështirë të përshtatej në pjesën e kaltër të qytetit. Tevez shënoi 23 gola dhe asistoi shtatë herë në 35 paraqitje të tij në Ligën Premier, duke treguar aftësitë e tija prej sulmuesi të klasit botëror.

9. Bryan Ruiz

Reprezentuesi i Kosta Rikës shënoi plot 24 gola për kampionët holandezë të Twentes. I transferuar nga Gent për 5.5 milionë euro, lojtari i shumanshëm që mund të luajë si sulmues ashtu dhe si anësor, mund të kalojë te ndonjë klub më i madh gjatë verës.

10. Adam Johnson

I transferuari nga Championshipi anglez nga skuadra e Middlesbrough, nuk e pati të vështirë t’u përshtatej standardeve të Ligës Premier me Manchester Cityn. Lëvizjet e tij dhe depërtimet nga krahu i kënaqën të gjithë te City. Gjithashtu shënoi një gol të shkëlqyer ndaj Sunderlandit.

/Telegrafi/