Skuadra e Pep Guardiolas ishte magjike në pjesën e parë të këtij sezoni me 51 gola të shënuar në La Liga deri tani, ndërsa pas vetëm 16 ndeshjeve (mesatarisht mbi tre gola për ndeshje) ky është rekord i ri.
Real Madridi merr pjesë në këtë listë me dy gola, duke i kontribuar statusit që ka për kandidat për titull në La Liga. Vlen të përmendet Tino Costa i Valencias, i cili ka dy gola në këtë listë, po aq sa Lionel Messi.
Vërejtje: Lista e mëposhtme është kronologjikisht e renditur dhe nuk është kurrfarë vlerësimi për golat e caktuar, ajo ju mbetet juve në hapësirën e komenteve.
1. Andres Iniesta (Racing Santander – Barcelona, 29 gusht 2010)
2. Angel Di Maria (Real Sociedad – Real Madrid, 18 shtator 2010)
3. Pedro Munitis (Racing Santander – Almeria, 17 tetor 2010)
4. David Villa (Barcelona – Sevilla, 30 tetor 2010)
5. Diego Forlan (Atletico Madrid – Osasuna, 13 nëntor 2010)
6. Lionel Messi (Barcelona – Villarreal, 13 nëntor 2010)
7. Tino Costa (Valencia – Getafe, 14 nëntor 2010)
8. Cristiano Ronaldo (Real Zaragoza – Real Madrid, 12 dhjetor 2010)
9. Lionel Messi (Barcelona – Real Sociedad, 12 dhjetor 2010)
10. Tino Costa (Real Sociedad – Valencia, 18 dhjetor 2010)
/Telegrafi/