Site icon Telegrafi

Top 10 golashënuesit e garave evropiane

Top 10 golashënuesit më të mirë nëpër garat evropiane:

 

1. Raul

Raul është mbreti i Evropës. Sulmuesi i Schalkes shënoi golin e tij të 69-të dhe 70-të ndaj Hapoel Tel-Avivit.

2. Filipo Inzaghi

Sulmuesi i Milanit e ndante deri mesjavën e kaluar pozitën e parë me legjendën madrilene, Raul. Inzaghi në konton e vet në kuadër të Ligës së Kampionëve ka 68 gola.

3. Gerd Muller

“Bombarduesi i Gjermanisë”, Gerd Muller, është golashënuesi më i mirë gjerman në garat evropiane me 66 gola.

4. Ruud Van Nistelrooy

Holandezi e ndan pozitën e katërt me ukrainasin Andryi Shevchenko, të cilët kanë shënuar nga 62 herë nëpër garat evropiane.

4. Andryi Shevchenko

Ukrainasi që sa herë luante me Interin ua bënte Nerazzurëve bajat futbollin, realizoi ashtu si Van Nistelrooy 62 gola nëpër garat evropiane, shumicën me Milanin.

6. Thierry Henry

Legjenda e padiskutueshme e Arsenalit, Thierry Henry, realizoi plot 59 herë në garat evropiane, gjatë kohës sa luajti për Monacon, Juventusin, Arsenalin dhe Barcelonën.

6. Henrik Larsson

Edhe suedezi Henrik Larsson shënoi 59 gola në Evropë. Një prej sulmuesve më pikant evropian hyri në librat e historisë me golat e shënuar gjatë karrierës me Feyenordin, Celticun, Barcelonën dhe Manchester Unitedin. Ai fitoi me Barcelonën Ligën e Kampionëve në vitin 2006.

8. Eusebio

Legjenda portugeze, Eusebio, luajti nga viti 1960 deri në vitin 1975 për Benfican dhe shënoi plot 54 gola.

9. Alessandro Del Piero

Ikona e Juventusit vjen në vendin e nëntë me 52 shpime të portave në garat evropiane. Del Piero fitoi me bardh e zinjtë Ligën e Kampionëve në vitin 1996. Në vitin 1998 ai ishte golashënuesi më i mirë i atij sezoni në Ligën e Kampionëve.

10. Alfredo Di Steffano

Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, pozicionohet i dhjeti me 50 gola për klubin mbretëror spanjoll nëpër garat evropiane. Fitoi pesë herë me radhë La Ligan në vitet 1956, 1957, 1958, 1959, 1960.

/Telegrafi/

Exit mobile version